Vazhdon të jetë aktiv zjarri që ka rënë ditën e djeshme në pyjet e fshatit Zerqan në Bulqizë. Deri tani janë shkrumbuar rreth 5 ha pyje dushku.
Forcat zjarrfikëse të Bulqizës, Inspektorati i Pyjeve dhe banorët e zonës po punojnë për lokalizmin e flakëve . Një ditë më parë në territorin e Bulqizës pati edhe një rast tjetër zjarri në zonën e Gollobordës. Nga zjarri llogaritet të jetë djegur rreth 31 ha pyje dushku. Ky rast është izoluar plotësisht nga forcat zjarrfikëse./abcnews.al