Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Presheva në Vërmicë

schedule17:00 - 28 Nëntor, 2017

schedule 17:00 - 28 Nëntor, 2017

Protestë dhe protestë në 28 nëntor në pikën kufitare të Vërmicës. Përfaqësues të Lëvizjes për Bashkimin e Shqipërisë nga kjo pikë kufitare i dërguan mesazh politikës së vendeve të tyre, që të shpejtojnë në bashkimin e kombit.

28 Nëntori u kremtua më ndryshe në pikën kufitare të Vërmicës.
Përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Preshva dhe Çamëria, i nisën një mesazh politikanëve.

Tahir Veliu, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar: “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka organizuar këtë takim vllazëror simbolik mes dy vendeve tona, në shenjë kërkese të ligjshme dhe në shenjë kërkese legjitime për bashkimin e të dy shteteve tona dhe të gjitha trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht me vendime të fuqive të mëdha”.

Nga Tirana një grup tjetër shkoi në Vërmicë. Nuk ka forcë në botë që të ndalë bashkimin e kombit, u tha nga përfaqësuesi tyre.

Frrok Bardhi, Tiranë: “Ne duam bashkim, ne kemi një gjak, ne kemi një flamur dhe nuk ka asnjë forcë në botë që na e ndryshon”.

Nga Shkupi, Samir Sherifi tha se vjen nga Ilirida, të sjellë kërkesën e vetme në këtë ditë feste të kombit.

Samir Sherifi, Shkup: “Ne jemi këtu që të demostrojmë se jemi popull që duam lirinë, duam bashkimin”.

Pasi shpalosën kërkesat e tyre në zonën neutrale të kufirit Kosovë – Shqipëri, të gjithë bashkë udhëtuan drejt Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të vendosur flamujtë kombëtarë që bartën me vete në këtë ditë./abcnews.al

 

https://youtu.be/-dt-Lsa4dnU