Futbollistët e Kombëtares bënë edhe ata urimet për Festën e Flamurit. Shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës shprehën lumturinë e tyre për ditën e shënuar.
Pavarësia është e shenjtë edhe për futbollin. Sidomos kur flitet për lojtarët e kombëtares shqiptare.
Thuajse të gjithë ata, përfshirë edhe ish-kapitenë, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, nuk harruan të bënin urimet, nga më të bukurat që menduan dhe krijuan.
Kapiteni Ansi Agolli: Gëzuar Atdhe! Shqipëria mbi gjithçka!
Ish-kapiteni Lorik Cana: Urime gjithë shqiptarëve ditën e Flamurit!
Amir Abrashi nga Gjermania: Urime 28 nëntori, Shqipëria ime!
Mbrojtësi Andi Lila: Gëzuar festën e pavarësisë! O sa mirë me qenë shqiptar!
Arlind Ajeti: Shqiptarë kudo që jeni, urime festa e 28 nëntorit, dita e flamurit kombëtar!
Nga Kazakistani, Azdren Llullaku: Urime Pavarësia!
Shkodrani Bekim Bala: Gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë!
Sokol Cikalleshi, kavajasi i Turqisë: Gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!
Etrit Berisha nga Seria A: Rrofsh përgjithmonë moj e bekuar!
Nuk mungoi Eros Grezda: Urime 28 nëntorin!
Ja dhe Ermir Lenjani: Gëzuar 105 vjet shteti shqiptar!
Naser Aliji, që urojmë të gjejë skuadër shpejt: Urime 28 nëntori! Dita e Flamurit! Flamuri më i bukur në botë!
Nga Rusia me dashuri, Odise Roshi: Gëzuar pavarësinë Shqipëria ime!
Taulant Xhaka: Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, anembanë botës, ju uroj nga zemra, GËZUAR DITËN E FLAMURIT! Gjithmonë!
Një urim nga trajneri i Shqipërisë U21, ish-sulmuesi kuqezi, Alban Bushi: Gëzuar 28 nëntorin 1443 dhe 1912!
Ish-trajneri De Biazi: Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar!
Shokëve iu bashkua shqiptari që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri: Gëzuar 105 vite pavarësi Shqipëri!