Ukraina: Rusët po i ofrojnë para të miturve në këmbim të informacioneve

schedule15:01 - 11 Prill, 2022

schedule 15:01 - 11 Prill, 2022

“Rusët po përpiqen të korruptojnë të miturit ukrainas duke i ofruar para në këmbim të informacioneve në lidhje me  dislokimin e forcave ushtarake”.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi i sigurisë ukrainase, sipas la repubblica.

Në Kharkiv, pushtuesit kanë kontaktuar me një të mitur përmes mesazheve në Telegram. Gjithashtu në rajonin e Luhanskut, dy ushtarë rusë i ofruan para një djali 16-vjeçar në këmbim të informacioneve për vendndodhjen e trupave ukrainas.

Për shkak të ndërhyrjes së forcave të sigurisë, adoleshenti nuk arriti ti jepnte dot informacionin armikut.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!