Ende nuk ka autorë ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Shkodër. Sipas hetimeve, njëri prej viktimave, Astrit Bilali ka qenë i armatosur e ka qëlluar ndaj atentatorëve. ABC News ka mësuar se djali i njërit prej autorëve, ish boksieri Asmer Bilali, i arrestuar, me dyshimet si anëtar i grupit Bajraj, ka kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Dalin detaje nga ekzekutimi i vëllezërve Bilali të shtunën paradite në qytetin e Shkodrës. Një prej viktimave, Astrit Bilali, u është kundëpërgjigjur me armë zjarri autorëve të atentatit. Policia ka siguruar dëshmitarë që kanë parë shkëmbimin e zjarrit, sikurse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një pistoletë, e cila ndodhej pranë trupit të viktimës. Makina tip benz që dyshohej e përdorur e më pas e djegur nga autorët, mësohet se ishte deklaruar e vjedhur që në dhjetor të vitit 2018. Edhe targat që mbante ishin false, pasi i përkisnin një tjetër tip Volsvagen, gjithashtu i vjedhur.
Brenda bezit të djegur, u gjet një automatic, që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen e vëllezërve Bilali.
Gjatë natës policia ka shoqëruar shumë persona, por akoma nuk është rënë në gjurmët e autorëve, të cilët ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, mëngjesin e se shtunes ne Shkoder. Ata po lëviznin në këmbë drejt shtëpisë së motrës së tyre në Kiras, kur u qëlluan nga dy persona të maskuar na një makinë në lëvizje.
ABC News ka mësuar se Asmer Bilali, djali i njërit prej viktimave, i arrestuar si pjesë e grupit Bajraj ka kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Pas atentatit të të shtunës, që rëndon serinë e vrasjeve në Shkodër u shkarkua nga detyra drejtori i policisë së këtij qarku, Vehbi Bushati. Vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Shkodër mbrëmjen e të shtunës për të komunikuar vendimin e shpallur se ka emëruar në krye të policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimin, drejtues në policinë e shtetit. /abcnews.al