Historia mund t’ju kthehet në bela, si të fshini nga Google çfarë keni kërkuar gjatë minutave të fundit?

schedule11:20 - 11 Prill, 2022

schedule 11:20 - 11 Prill, 2022

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të fshirë se çfarë keni kërkuar në Google, atëherë nuk duhet të shqetësoheni më. Google sapo ka përditësuar një nga veçoritë e tij më të dobishme, e cila ju lejon të fshini se çfarë keni kërkuar.

Por si mund të fshini se çfarë keni kërkuar në 15 minutat e fundit?

3 hapat që duhet të ndiqni:

  1. Hapni aplikacionin Google në celularin tuaj
  2. Klikoni në të djathë të ekranit
  3. Më pas klikoni opsionin e dytë: “Fshi 15 minutat e fundit”

Ky funksion është shumë i lehtë për t’u përdorur pasi nuk keni nevojë as të hapni aplikacionin Google Chrome për të fshirë historikun tuaj. Ju duhet të ndiqni vetëm 3 hapat e mësipërm, ndërsa në fund, keni opsionin për të anuluar fshirjen e historikut në rast se keni ndryshuar mendje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!