Gazetari Juxhin Mustafaraj në një lidhje direkte nga Berlini me edicionin e lajmeve në Abc, ka zbardhur axhendën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Mustafaraj tha se kryeministri Edi Rama do të takohet fillimisht me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin do të ketë një takim kokë më kokë, dhe më pas një konferencë të përbashkët për mediat.
Sipas tij ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Scholz, ndërsa shtoi se në takim pritet të diskutohet për integrimin e Shqipërisë në BE por dhe për luftën në Ukrainë.
“Më tej shtoi se kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë gjermanë gjatë vizitës së tij në Berlin.
Ditën e nesërme Rama do të ketë takimin e parë me kancelarin Scholz, ndërsa do të ketë takime dhe me zyrtarë të tjerë në Berlin .
Lufta në Ukrainë do të ketë një tjetër çështje që do të diskutohet mes kryeministrit Rama dhe kancelarit gjerman. Kjo edhe për shkak të të gjithë angazhimit të të gjithë shteteve Europiane për atë që po ndodh në Ukrainë.
Do të ketë fillimisht një takim “tet a tet” mes Ramës dhe Scholz, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët, por do të flitet dhe për integrimin e Shqipërisë, por dhe për politikën e jashtme”, tha Mustafaraj gjatë edicionit të lajmeve në Abc.
/Abcnews.al/