Gega “armon” formacionin, Shehi “all-in”, ja si rreshtohen skuadrat në Korçë

schedule16:10 - 10 Prill, 2022

schedule 16:10 - 10 Prill, 2022

Skënderbeu pret pas pak Tiranën kryesuese për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 28-të të kampionatit shqiptarë.

Një takim që luhet për objektiva të ndryshëm, korçarët e Skënder Gegës kërkojnë pikët për mbijetesën, ndërsa bardheblutë e Orges Shehit synojnë fitoren për të vazhduar të qetë rrugën drejt titullit.

Tekniku Gega për këtë përballje do të ketë një “mal” me mungesa. Rexhepi, Vangjeli, Zguro, Meksi, Berisha dhe Mensah nuk do të jenë të gatshëm për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh me kartona, me trajnerin që është dashur të “arnojë” formacionin ndaj kryeqytetasve.

Ndërkohë nga krahu tjetër Shehi nuk ka probleme mungesat, pasi ka të gatshëm lojtarët për këtë përballje

Skëndërbeu: Ruçi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Vitija, Vicktor, Moraes, Dëumfour, Mara, Nikaj, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

Tirana: Bekaj, Tosekvski, najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Devid, Xhixha. Trajner: Orges Shehi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!