Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci për tremujorin e parë të vitit, 577 shoferë të arrestuar e 2,173 leje drejtimi te pezulluara

schedule18:45 - 9 Prill, 2022

schedule 18:45 - 9 Prill, 2022

Policia Rrugore ka publikuar bilancin për tremujorin e parë të vitit 2022. Njoftohet se në tre muajt e parë të vitit janë  konstatuar, ndaluar, arrestuar dhe proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të tjera, 577 shoferë.

Po ashtu, bëhet editur se 2,173 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur 38 raste të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke u ofruar atyre para.

Janë vendosur 67.898 masa administrative, më mesatare 754 gjoba në ditë.

Janë shoqëruar 361 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, nga të cilat 164 i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Janë tërhequr 305 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 188 palë targa të skaduara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!