Gentian Selmani është rikuperuar pas ndërhyrjes në menisk në fund të muajit shkurt.
Portieri i kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Boluspor në ligën e dytë në Turqi, është përzgjedhur titullar sot.
Ai do të jetë në fushë kundër Bandirmaspor, së bashku me Dejvi Bregun dhe Bekim Balajn. Për Boluspor mungon Odise Roshi. / abcnews.al