FOTO/ 45 ditë luftë, çfarë po ndodh në Ukrainë në orët e fundit

schedule09:18 - 9 Prill, 2022

schedule 09:18 - 9 Prill, 2022

Ukraina është përballur me një nga ditët më të vështira që nga fillimi i pushtimit. Sulmi rus në stacionin hekurudhor Kramatorsk shkaktoi 52 viktima mes tyre pesë fëmijë. Rusia nga ana tjetër ka mohuar përgjegjësinë.

BBC ka publikuar disa nga fotot në 24 orët e fundit në Ukrainë.

Në Bucha, hetuesit kanë filluar zhvarrosjen e një varri masiv për të mbledhur prova të krimeve të luftës në qytetin e çliruar.

Mijëra civilë besohet se kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, mes bombardimeve të vazhdueshme të forcave ruse për javë të tëra.

Nga pamjet e shkatërrimit te qytetet, te fotot e adoleshentëve që po përpiqen të argëtohen duke luajtur me top deri tek takimi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit Zelensky.

Por për  disa ende ka shpresë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!