Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spikasin Vllaznia-Laçi e Teuta-Partizani, luhet edhe Kategoria e Parë sot

schedule09:10 - 9 Prill, 2022

schedule 09:10 - 9 Prill, 2022

Superiorja dhe Kategoria e Parë vijnë me duele mjaft interesante ditën e sotme. Në kampionatin elitar të futbollit në vend janë në program tre ndeshje për sot. Kukësi-Egnatia luhet në orën 13:45 në Kamzë, kurse tri orë më pas zhvillohen Vllaznia-Laçi dhe Partizani-Teuta.

Tre duele që pritet të jenë të luftuara, pasi janë katër skuadra që luajnë për një vend në kupat e Europës. Vetëm Egnatia ka objektiv qëndrimin në Superiore dhe do mundohet të pengojë Kukësin sot.

Sot luhen edhe 8 takimet e Kategorisë së Parë, nga ora 15:00. Bylisi i vendit të parë përballet me Maliqin e vendit të parafundit dhe e ka detyrim fitoren. Erzeni luan po në transfertë, kundër Butrintit që po lufton të qëndrojë në kategori. Më poshtë të gjitha çiftet e ditës së sotme:

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!