Presidenti amerikan Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerje mizorish pas sulmit me raketë në një stacion hekurudhor në Kramatorsk. Si pasojë e këtij sulmi të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbetën të lënduar 300 të tjerë.
Presidenti Biden fajësoi Moskën, duke thënë se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të largoheshin nga zona ku luftohej.
Rusia nga ana tjetër e ka mohuar kryerjen e sulmit.
Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelensky-t për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë.
Ai tha po ashtu se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki. /abcnews.al/