Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim në Vlorë

schedule08:50 - 30 Mars, 2019

schedule 08:50 - 30 Mars, 2019

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në oborrin e një banese në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes për motive pronësie.

Një sasi tritoli e vendosur në oborrin e një banese në Vlorë ka shpërthyer në orën 1 të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit. Të gjithë pjesëtarët e familjes ishin në gjumë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banesa është në pronësi të Frederik Osmenit dhe në të njëjtin oborr ka dhe lavazhin e tij.

Policia po heton për të zbuluar autorët e vendosjes së eksplozivit. Nga burime të ABC News mësohet se bëhet fjalë për një konflikt brenda familjes. Mendohet se një i afërm i Frederik Osmenit fshihet pas kësaj ngjarje për motive pronësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!