BBC shkruan se midis raportohet për 2 fëmijë të vrarë midis 30 viktimave nga sulmi rus në stacionin hekurudhor në Kramatorsk të Ukrainës.
Njoftimi është bërë i ditur nga kryetari i kompanisë shtetërore të Hekurudhës.
Rreth 4,000 njerëz ishin në stacionin hekurudhor kur u sulmua nga forcat ruse, shumica prej tyre gra, fëmijë dhe të moshuar, tha kryebashkiaku i Kramatorsk.
Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Eduard Aleksandrovich Basurin, zëdhënës i komandës pro-ruse të “milicisë popullore” të Republikës të Donetskut, tha se sulmet ishin një “provokim” i Ukrainës.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketa e përdorur në sulm është e ushtrisë ukrainase.
/abcnews.al/



