Kupa e Pavarësisë këtë vit u fitua nga Struga. Skuadra e shqiptarëve të Maqedonisë, zëvendësoi Shkëndinë e Tetovës, dhe triumfoi ndaj rivalëve nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.
Shkëndinë e Tetovës e zëvendësoi denjësisht.
Struga mund të mos jetë skuadra më me emër e shqiptarëve të Maqedonisë, por kjo nuk epengoi aspak që të fitonte Kupën e Pavarësisë.
Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, struganët ia dolën fillimisht në gjysmëfinale ndaj Tiranës 1-0, dhe pastaj në përballjen fundore kundër Otrantit të Ulqinit, pas gjuajtjes së penalltive.
Golin e vetëm të tyre nga loja e shënoi Migjen Sherifi në 12’ ndaj tiranasve që luajtën me shumë mungesa dhe nën drejtimin e ndihmëstrajnerit Marsio Aurelio.
Sipas traditës, edicioni I 9-të I Kupës u zhvillua me pjesëmarrjen e 4 ekipeve, nga një prej Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi.
Në gjysmëfinalen tjetër, në mënyrë ndoshta të papritur, Otranti I Ulqinit mundi 2-1 Lirinë e Prizrenit, e cila besohet po ashtu se kurseu lojtarë për kampionatin e Kosovës.
Prizrenasit kaluan në epërsi me rrjetën e Ron Gashit në minutën e 20-të, por Mehmed Divanoviç u bë protagonist më pas, duke përmbysur rezultatin.
Ai realizoi të dy golat për ulqinakët në minutat 25 e 32.
Gara për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u zhvillua jo me lojtarët më të mirë, ndërsa Shkëndija e Tetovës, pjesëmarrëse e përhershme në të, u tërhoq për shkak se dëshiron të përqëndrohet në luftën për titull në Maqedoni, ku kryeson kampionatin./abcnews.al