Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, ku ka përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në kuadrin e reformës në drejtësi.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasadorja amerikane shkruan se askush nuk është mbi ligjin, gjë që sipas saj duket nga numri i lartë i hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurisë që po kryen nga drejtësia shqiptare.
1/2 Met today w/ @SPAK_Albania Chief @KrajaArben1 to congratulate prosecutors & investigators for producing more & more real results on behalf of the Albanian public. The growing record of investigations, prosecutions, confiscation of assets etc show that no one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 8, 2022
Ndër të tjera Kim shkruan se Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të vënë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.
““U takova sot me shefin e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë dhe më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj., tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtës”, shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.
/abcnews.al/

