Ardita dhe Rreze Ismajli janë binjaket e njohura në muzikën popullore. Ato po korrin sukses me këngën e fundit në bashkëpunim me Gold AG, “Loti i nanës”.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, motrat kanë treguar rrugën drejt muzikës.
“Kam nisur unë në moshën 3-4 vjeçare dhe më pas jam bërë bashkë me rrezen në moshën 10 vjeçe, ku kemi kënduar”, tha Ardita.
“Ne asnjë herë nuk mendojmë ta ndryshojmë këtë zhaner se na shkon shumë. Por jetës asnjëherë nuk i dihet. Ne kemi përfunduar shkollën e mesme profesionale dhe aktualisht vazhdojmë Akademinë e Arteve. E kemi vulosur të ardhmen në muzikë”, u shpreh Rrezja.
Më tej, motrat kanë treguar se sa të ngjashme në pamje, aq të ndryshme janë në karakter. Ato madje kanë zbuluar se i ngatërrojnë shumë shpesh.
“Jemi edhe njësoj por edhe jo sepse na dallojnë karakteret. Ardita është më e butë se unë, unë jam më e fortë. Na ngatërrojnë shumë shpesh në rrugë, po jemi mësuar me këtë situatë. Nuk na bën më përshtypje.
Zihemi me njëra-tjetrën herë pas here për gjëra motrash si për shembull, pse ma more këtë fustan”./abcnews.al