Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares në Greqi, dyshohet se u vra nga e ëma

schedule10:37 - 8 Prill, 2022

schedule 10:37 - 8 Prill, 2022

Prokurorja që po heton vdekjen misterioze të Georginës në Greqi ka dhënë urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares e cila dyshohet se është vrarë nga e ëma, Roula Pisporgou.

Jo vetëm kaq ka dyshime se 33-vjeçarja ka gisht edhe  në vdekjen  e 2 vajzave të tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë, të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Christina Salappa ka urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës dhe heqjen e tabletit, të cilin e ëma e saj ia kishte vendosur brenda në arkivol.

Lexo edheGabimi që nxori zbuluar 33-vjeçaren dhe tre skenarët që mund të shpjegojnë vrasjen tre vajzave në Greqi

Do të bëhet ekspertizë e tabletit, pasi pritet të dalin fakte kritike për rastin.

Urdhri për hapjen e varrit vjen një ditë pasi babai i 9-vjeçares Manos Daskalakis deklaroi se është tronditur nga provat që kanë dalë kundër Roulës, duke u distancuar kështu nga vdekja e së bijës.

Roula Pispirgou akuzohet se i ka dhënë së bijës substancë të rrezikshme për shëndetin, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Lexo edhe: Dyshohet ta ketë vrarë e ëma, mjekia që bëri autopsinë e Irisit: Pse rasti i saj mu duk i dyshimtë

33-vjeçarja u dërgua dy ditë më parë në paraburgim në Koridhalo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!