Rikthehet pas tre dekadash grupi i famshëm, regjistrojnë këngën në mbështetje në Ukrainës

schedule22:53 - 7 Prill, 2022

schedule 22:53 - 7 Prill, 2022

Grupi i famshëm Pink Floyd po përgatiten për projektin e tyre të parë pas 28 vitesh në mbështetje të Ukrainës. Kënga quhet “Hey Hey Rise Up” dhe do të publikohet më 8 Prill. Ndërsa të ardhurat do të shkojnë për Ndihmën Humanitare të Ukrainës.

Kjo do të jetë muzika e parë origjinale e regjistruar së bashku si grup që nga “The Division Bell” e vitit 1994. Kënga përmban gjithashtu vokal nga këngëtari ukrainas Andriy Khlyvnyuk, nga grupi Boombox, marrë nga një klip që postoi ku këndon në sheshin Sofiyskaya të Kievit.

Ai këndoi një këngë patriotike ukrainase, Oh, The Red Viburnum In The Meadow, shkruar në Luftën e Parë Botërore. Titulli i këngës së Pink Floyd është marrë nga rreshti i fundit i këngës, i cili përkthehet: “Hej, hej, ngrihu dhe gëzohu”. /abcnews.al

/abcnews.al