Duket se përdorimi i vazhdueshëm i mjeteve elektronike nga fëmijët ka ngritur alarmin e mjekeve për dëmet serioze që ato shkaktojnë në shikimin e të vegjëlve. Mjekët specialistë bëjnë apel që prindërit të bëjnë kujdes dhe mos të lejojnë të vegjlit që të përdorin pajisjet elektronike pa kriter.
Mjetet elektronike si smartphonet apo iPad-ët, të cilat u lihen në dorë fëmijëve kanë rritur numrin e atyre që kanë probleme me shikimin dhe me disa komplikacione të tjera.
Mjekët specialistë konfirmojnë dëmin që shkaktohet nga rrezet e pajisjeve elektronike kryesisht tek fëmijët apo moshat edhe më madhore, duke renditur edhe disa nga komplikacionet.
Nora Burda, mjeke okuliste: Janë bërë shumë studime dhe është parë që incidenca e rasteve me zhvillim ose një përshkallëzim të shfaqjeve rasteve të personave që kanë nevojë për syze është rritur shumë këto kohët e fundit që filluar të zhvillohet teknologjia. Rastet në katarakt janë rritur shumë. Është një lloj sëmundje tjetër që është rritur shumë lidhur me pasojën e dëmtimit toksik që kanë këto light blu që shkojnë në retinë, sepse syri nuk ka barrierë që t’i ndalojë këto rreze të perceptohen dhe përthithen. Gjithë ditën me smartphone dhe kjo u jep njerëzve një lodhje të syve, fluktuacion të pamjes, sindromë të syrit të thatë, një far pickimi, djegie. Përpos kësaj këta persona ndiejnë dhimbje edhe në muskuj e qafës dhe të shtyllës kurrizore për shkak të posturës që kanë që rrinë tërë ditën me smartphone.
Mjekët kritikojnë prindërit, pasi për shkak të angazhimeve të tyre, lënë disi pas dore fëmijët duke u dhënë atyre në dorë për orë të tëra telefonin apo pajisje të tjera elektronike.
Nora Burda: Tek fëmijët e keni parë që nënat që t’i vjenë fëmijët të flenë dhe të hanë u japin smartphona dhe kjo ndikon shumë keq. Fëmijët nga mosha 2 deri në 6 vjeç mund të përdorin 20 minuta smartphonin.
Sipas mjekëve ndonëse ka një ndërgjegjësim në rritje nga ana e prindërve, sërish fëmijët kalojnë orë të zgjatura para kompjuterit apo telefonit dhe duke dëmtuar në mënyrë të vazhdueshme shikimin dhe shëndetin./abcnews.al