Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Lufta në Donbas do të jetë si Lufta e Dytë Botërore

schedule20:26 - 7 Prill, 2022

schedule 20:26 - 7 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët perëndimorë janë “të gatshëm të bëjnë më shumë” për të ofruar pajisje ushtarake dhe mbështetje për Ukrainën.

Por ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, duke folur në një konferencë për shtyp më herët në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se ndihma ishte e nevojshme ccdo ditë dhe jo ccdo javë.

Duke folur për agresivitetin e situatës, Kuleba i krahasoi luftimet e zhvilluara në rajonin e Donbasit me Luftën e Dytë Botërore.



“Lufta në Donbas do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha… përfshirjen e mijëra tankeve, automjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë”, tha Kuleba.

“Rusia ka planin e saj, ne kemi tonin dhe rezultati i kësaj beteje do të vendoset në fushën e betejës”, shtoi ai.

Donbasi është zona e vjetër e Ukrainës dhe mbahet për prodhimin e qymyrit dhe çelikut./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!