Manchester United është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin e Ajax, Erik ten Hag, i cili me shumë gjasa do të jetë edhe timonieri i ri i skuadrës nga manchesteri.
Sezoni jo i mirë i zhvilluar nga “djajtë” këtë sezon ka bërë që drejtuesit të shikojnë për një trajner që mund të ringrijë skuadrën të luftojë për trofe dhe pikësht Ten Hag besohet si i duhuri për të marrë në dore edhe fatet e United.
Duke parë një situatë të tillë dhe qe tekniku holandez të bëhet zyrtarisht i anglezeve, Ten Hag ka kërkuar plotësimin e dy kushteve që të bëhet e mundur edhe hedhja e firmës mbi të bardhë.
Një është fakti që Ten Hag kërkon një staf teknik i cili të shkojë në të njëjtën linjë me mentalitetin e tij, ndërsa e dyta kërkon që të ulë moshën mesatare të United.
Ten Hag është një nga trajnerët që më së shumti i beson të rinjve dhe për të nisur një cikël në Manchester, kërkon t’i japë shansin elementëve të rinj, duke larguar të vjetërit e grupit, edhe nëse bëhet fjalë për një si Cristiano Ronaldo. /f.a/abcnews.al

