Meta dhe Rama shtrëngojnë duart në 10-vjetorin e NATO-s

schedule13:41 - 29 Mars, 2019

schedule 13:41 - 29 Mars, 2019

Shqipëria prej 10 vitesh është anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior. Ceremonia nisi me parakalimin e përfaqësuesve të vendeve anëtare.  Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se anëtarësimi në NATO sjell siguri, ndërkohë që Shqipëria është zgjedhur për ngritjen e bazës ajrore të Kuçovës.

Avionë të tipit të fundit F16 fluturuan në qiellin e Tiranës gjatë ceremonisë së 10-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO. Një paradë ushtarake u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza” ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadorë të vendeve aleate.

Përfaqësues të 29 vendeve anëtare të NATO-s, parakaluan si edhe demonstruan armët më të fundit që disponon forca më e madhe ushtarake e botës. Në fjalën e tij, kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh Shqipëria do të vijojë që të kontribuojë në të gjitha misionet, ndërsa shtoi se bota po përballet me sfida të reja.

Ilir Meta: Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë, për reformimin dhe modernizimin e pandërprerë të Forcave të Armatosura, për plotësimin e angazhimeve buxhetore dhe pjesëmarrjen aktive në operacionet e përbashkëta, krah për krah vendeve aleate në misionet ndërkombëtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Letoni, Mali, Deti Egje, dhe kudo ku i është kërkuar. Forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës së sigurisë tonë kombëtare mbetet një prioritet i padiskutueshëm.

Kryeministri Edi Rama loboi gjatë ceremonisë që anëtarësimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri për të gjithë familjen Euroatlantike, ndërsa përmendi edhe rrezikun gjithnjë e në rritje të ndikimit rus në Ballkan.

Edi Rama: Duhet që Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës Antlantike. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri, jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për të gjithë familjen euro-atlantike. Është një vizion strategjik përfshirja e Kosovës në NATO dhe një vlerë e shtuar”, ishte apeli që shefi i qeverisë Shqiptare bëri për Kosovën. “NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresiv, faktorësh të tretë; me ushtri në rritje dhe shpërfillje hapur të ligjeve ndërkombëtare.  Aneksimi i Krimesë, është vetëm  një nga dëshmitë aktuale të kësaj dukurie. Ndihemi mirë sot që integrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit, duke çuar drejt mbushjes së një vakumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi Gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Gjitashtu shefi i qeverisë pohoi se Shqipëria po përgatitet që ndërtojë në Kuçovë bazën ushtarake të NATO-s, më moderne dhe më të madhe në rajon.  Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh anëtarësimi në NATO i hap rrugën Shqipëria do të vijojë edhe rrugëtimin drejt BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!