Një zjarr ka shpërthyer në një anije pranë brigjeve të Omanit, në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO.
Sipas njoftimit, kapiteni i një anijeje tjetër raportoi se kishte parë një anije të përfshirë nga flakët.
Fati i ekuipazhit mbetet i panjohur, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna për shkallën e dëmeve apo për ndikimin e mundshëm në mjedis.
Incidenti është raportuar rreth 9 milje detare në veri të qytetit të Khasabit, në Oman.


