Fier – Një avokat është dhunuar në qytetin e Fierit. Raportohet se E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat).
Policia njofton se po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.
/abcnews.al/