Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tabaku: “Bordi i Transparencës” do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet

schedule12:15 - 7 Prill, 2022

schedule 12:15 - 7 Prill, 2022

Jorida Tabaku ka hedhur akuza për nismën e qeverisë për menaxhimin e krizës së çmimeve. Sipas saj “Bordi i Transparencës” do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.

Tabaku thekson se Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

“Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur”, shkruan Tabaku ndër të tjera.



Reagimi i plotë:

Në një kohë kur produktet e shportës po rriten në një mënyrë të pakontrolluar qeveria vazhdon të luajë dhe eksperimentojë me “Bordin e Transparencës” që më shumë është një bord që do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.

Nuk di të ketë asnjë vend tjetër sajesa të tilla kriptokomuniste për të ruajtur monopolet, oligopolet e tregut dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.

Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur.

Në fakt, qeveria po kanalizon çmimet dhe gjithë sajesat e saj për oligopolet. Rritja e të ardhurave në buxhet si shkak i inflacionit është fakt porqveria preferon që me ato të ardhura të indeksojë inflacionin për kontratën e inceneratorit dhe jo rrogat dhe pensionet.

Plani i gënjeshtër 3 mujor me subvencione qesharake nuk do shëberjë për asgjë përpos propagandës. I propozuam qeverisë ndërhyrje dhe ajo refuzoi pasi nuk ka dëshirë të ndihmojë shqiptarët por oligarkët.

#fiskalizimi2021 #taksat #fiskalizim #shpenzimet #PPP #varferia #Opozita #PD #buxhetifamiljes #tatimet #buxheti2022 #Buxheti #INVESTIMET #tirana #oligarke #Shpenzimet #familja #koncesione #komisionifinancave #shqiperia #ekonomia #llogaridhënie #oligarkia

g.v/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!