Një shtetërrethim është shpallur në afërsi të Bucha, në veriperëndim të Kievit, për shkak të plaçkitjeve dhe municoneve të pashpërthyera, sipas një deklaratë të zyrtarit të lartë ukrainas, duke shtuar se frika nga minat dhe municionet e pashpërthyera mbetej një problem në zonat që kanë qenë në kontrollin rus, sipas CNN.
“Një shtetrrethimi për shtatë ditë është vendosur në një numër vendbanimesh të rrethit Bucha, vetëm për dy arsye,” tha Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.
“E para është pastrimi i minave. E dyta është për të shmangur plaçkitjen, sepse në këto zona ka shumë grabitës. Sigurisht që policia nuk mund ta përballojë e vetme.
Guvernatori i rajonit të Kievit njoftoi shpalljen e një shtetrrethimi në Hostomel, i cili pritet të jetë në fuqi deri më 14 prill. Denysenko sugjeroi se qeveria ukrainase po përballet me një detyrë të vështirë dhe të rrezikshme për të mbledhur dhe asgjësuar minat dhe municionet e pashpërthyera.
“Vetëm në rajonin e Kievit, më shumë se 1500 mjete shpërthyese u çminuan dje,” tha ai.
“Kjo është vetëm në rajonin e Kievit. Dhe ne po flasim për rajonin Chernihiv, rajonin Sumy — të gjitha territoret që arritëm të çlironim.”
/abcnews.al