TORINO- Një aksion i madh policia ka çuar në pranga, 11 persona në Itali. Mes të arrestuarve raportohet se ka italianë, shqiptarë dhe polakë, të cilët akuzohen se kanë krijuar një grup kriminal me qëllim trafikimin e kokainës.
Raportohet se grupi është goditur pas hetimeve të nisur pas vrasjes së shqiptarit Ergys Dashi më 22 janar në një restorant në Guayaquil (Ekuador). Dashi besohet se ishte “koka” e këtij grupi që funksiononte në Itali, ndërsa kokaina sigurohej nga vetë Dashi në Ekuador ku më pas transportohej për në Itali.
Hetimet e karabinierëve kishin nisur që në vitin 2017, pas një sërë operacionesh në rrugët e jetës së natës së Torinos (në San Salvario dhe San Paolo).
Hetimet, të kryera në Itali, Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani dhe Zvicër, çuan në tridhjetë persona të shpallur në kërkim. Deri më tani janë sekuestruar 80 kg kokainë më shumë se 7 kg kanabis. Sasia e drogës kap vlerën e 4.5 milion eurove.
8 korrierë janë arrestuar në flagrancë nga polica që udhëtonin me makina të modifikuara në Slloveni. Gjithashtu, janë shkatërruar rrugët e paligjshme të drogës (rruga e Atlantikut për kokainën dhe vendet e Ballkanit për marijuanën), të destinuara për shitje në veri të Italisë, Slloveni, Holandë, Zvicër dhe Gjermani./abcnews.al/