Një kufomë e paidentifikuar është gjetur në rezervuarin e Zhejës, në fshatin Zhejë të Kurbinit.
Sipas informacionit të bërë të ditur nga gazetari, kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar për ngjarjen.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e personit të gjetur dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Deri në këto momente nuk bëhen të ditura të tjera detaje lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes.


