Një automjet është përplasur me kangjellat e ambasadës ruse në Bukuresht, Rumani.
Sipas policisë rumune, mjeti mori flakë dhe drejtuesi i saj humbi jetën në vendngjarje. Për momentin nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarjeje por forcat e rendit nuk përjashtojnë asnjë mundësi. Automjeti nuk arriti të hyjë në kompleksin e ambasadës.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë automjetin të përfshirë nga flakët, ndërsa personeli i sigurisë rrethonte zonën. Zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin brenda pak minutash.
/abcnews.al