Erik ten Hag është i përzgjedhuri për të pasuar Ralf Rangnick në stolin e Manchester United.
Gjatë kësaj periudhe janë lakuar shumë emra, si Carlo Ancelotti dhe Mauricio Pochettino, por në fund holandezi është ai që i ka bindur “Djajtë e kuq”.
Marrëveshja është pranë, nisur edhe nga ajo që shkruan ESPN. Palët tani janë dike diskutuar për pjesën e stafin, buxhetit dhe tema të tjera, çka tregon se është çështje kohe firma dhe zyrtarizimi. / abcnews.al

