Ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike. Mbledhja drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Mbledhjet e këtij komisioni janë zhvendosur në godinën e PD-së, pasi Gjykata e Tiranës, njohu disa ditë më parë ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Sipas këtij vendimi, “Rithemelimi” drejton Partinë Demokratike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi Lulzim Basha u votua asokohe për t’u shkarkuar.
Ndërkohë, mbledhja e sotme vjen pas takimit të djeshëm të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeajt, që solli edhe njëherë tensionim në kampin blu. Kryediplomatja amerikane e quajti Alibeajn kryetar të komanduar të PD, duke mos njohur kështu “Rithemelimin”.
Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit, që Alibeajn e njeh vetëm si kryetar të grupit parlamentar reagoi ashpër pas kësaj deklarate. g.v/abcnews.al