Aktorja, modelja dhe moderatorja seksi, Eriselda Shllaku, i kishte munguar ekranit kohët e fundit. Ajo do të kujtohet gjatë për rolet që ka luajtur me emra të njohur si Cekja, Met Bega dhe shumë emra të njohur. Mbi të gjitha për format e saj perfekte trupore, duke “i trullosur” të gjithë në vitet 2000.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda zbuloi gjithçka për karrierën e saj.
LEXO EDHE: “Agron Llakaj më hoqi nga puna pa paralajmërim”, Eriselda Shllaku tregon çfarë ndodhi mes tyre
Mirëpo, nuk munguan as të rejat nga jeta private, pasi ajo zbuloi se është single dhe në pritje të princit të kaltër.
“Vazhdoj të jem single. Le të themi që nuk e kam gjetur personin e duhur, e përshtatshëm për veten.
Është e vetmja gjë që nuk mund të kërkohet në jetë. Mund të kërkosh shumë gjëra, po këtë gjë nuk e kërkon dot. Nuk e përcakton ti momentin, kur do të dashurohesh me dikë apo do të vendosësh të lidhesh me dikë”, u shpreh ajo./abcnews.al