Arsenali ka vendosur që në të ardhmen të vazhdojë të “flitet” gjuha shqipe në klub, teksa kanë firmosur me mbrojtësin e Shqipërisë U-17.
Behët fjalë për Maldin Kaçurri, i cili nga ekipi i Fulham është bërë pjesë tashmë e “topçinjve” të Londrës.
Mbrojtësi 16-vjeçar do të vazhdojë të jetë pjesë e akademisë së Arsenalit nga ku do të kërkojë të rritet dhe luajë për ekipin e parë në të ardhmen. /f.a/abcnews.al