Kacurri “del në fushë”, Arsenal huazon mbrojtësin e ri të Shqipërisë U21

schedule13:24 - 4 Shkurt, 2025

schedule 13:24 - 4 Shkurt, 2025

Është pikërisht në momentin më delikat. Jo të gjithë kanë mundësitë shkëlqejnë në moshën 18 apo 19-vjeçare, dhe Maldin Kacurri këtë e ka kuptuar mirë.

Mbrojtësi adoleshent shqiptar, i thirrur edhe në ekipin Shpresa nga trajneri Alban Bushi, është larguar nga Arsenali për në një ligë shumë më poshtë.

Tetëmbëdhjetëvjeçari do ta vazhdojë karrierën në kategorinë e katërt angleze, tek Bromlei, pra duke braktisur Premier Ligën dhe një klub gjigand si “topçinjtë”.

Ai është huazuar deri në fund të sezonit. Gjithsesi, futbollisti i Shqipërisë U21 po kthehet në shtëpinë e tij të parë, në ekipin ku nisi karrierën dhe ka luajtur me ekipet e moshave nga 10 deri në 15 vjeç.

Ai do të mbajë fanelën numër 35 dhe është e sigurt se do të ketë mundësi shumë më të mëdha për të luajtur. Tek Arsenali, Kacurri debutoi në ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Boltonit, duke luajtur në 20 minutat e fundit, dhe u grumbullua në ekip për sfidën e Premier Ligës ndaj Totenhemit. Mbrojtësi i qendrës po ashtu luajti për Arsenalin U21 në ndeshjet e grupeve në Trofeun Vertu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!