Ish-ambasadori Agim Nesho, ka theksuar në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, se ajo që u vu re në zgjedhjet në Serbi dhe në Hungari, është e njëjta gjë si ajo që ndodhi në Shqipëri.
Ai tha se duke parë raporttet e OSBE-së sheh se si në Serbi ashtu dhe në Hungari janë përdorur mediat nga ana e pushtetit, është përdorur administrata, por ka patur dhe tendenca për devijim vote.
“Si në Serbi ashtu dhe në Hungari fenomeni kryesor që dominonte zgjedhjet është ajo që kemi parë në Shqipëri në 25 prill. Përdorimi dhe kapja e mediave, përdorimi i administratës. Kemi të njëjtën pikturë dhe të njëjtët persona autokratë si në Shqipëri, Hungari dhe Serbi të bëjnë atë frontin joliberal në Europë”, tha Nesho.
/Abcnews.al/