Moggi: Gjyqtarët e ekzekutuan Juventusin

schedule16:49 - 5 Prill, 2022

schedule 16:49 - 5 Prill, 2022

Juventus pati ankesa të forta nga gjyqtarët pas përfundimit të “Derby d’Italia” që e shpalli fitues Interin.

Madje, edhe Luciano Moggi, ish-drejtori bardh e zi, emri i të cilit luajti në skandalin e “Calciopoli” vite tha se gjyqtarët ekzekutuan Juventusin.

Ishin gabime të qarta, nga VAR-i, ndaj “Bianconerëve”. Ata e ekzekutuan Juventusin. Napoli është favorit dhe në fund besoj se do të fitojë skudeton. “Milani nuk ka armët e duhura për ligën, nuk ka sulmues që do të vendosin topin, i mungon një sulmues i qartë”, tha fillimisht ai.

Njëkohësisht ai u pyet për transferimet e Juventusit në kuadër të verës por edhe për interesimin për mesfushorin gjeorgjian, Kvaratskelia: “Klubi po ecën mirë. E njoh mirë Kvaratskelias, e kam parë, është një futbollist i gatshëm dhe mund të bëhet top-lojtar. Ka një potencial të jashtëzakonshëm”.