Bardhi tregon domethënien e 3 njollave me bojë të zezë te Ministria e Brendshme

schedule14:46 - 28 Mars, 2019

schedule 14:46 - 28 Mars, 2019

Pak pas protestës së opozitës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka sqaruar nëpërmjet një mesazhi të bërë publik në rrjetet sociale se cila ka qene domethënia e hedhjes së bojës së zezë mbi fasadën e Ministrisë së Brendshme.

“Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë” – shkruan Gazment Bardhi në rrjetet sociale.

Me tej mesazhi vijon:

“Njollat e zeza mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin:  për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! “ – thuhet në sqarimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD –së. /abcnews.al