Lulzim Basha president? Patozi: Institucion i parëndësishëm

schedule19:59 - 4 Prill, 2022

schedule 19:59 - 4 Prill, 2022

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Ai tha se pavarësisht s epo trajtohet si një moment solemn, institucioni i presidentit është kthyer i parëndësishëm.

I pyetur nga Xhokaxhi nëse do të jetë Lulzim Basah presidenti i ri, duke iu referuar deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, Patozi tha se ky është një diversion.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Jemi në situatën kur nis procesi për përzgjedhjen e presidentit të ri, ju keni bërë dhe një status për këtë?

Patozi: Presidenti është kthyer në një hallkë të parëndësishme, edhe kur sillesh si Ilir Meta. Dua të them se nuk ka ngelur ky shtet te presidenti. Edhe sikur ne të kemi presidentin më dinjitoz që mund të kishim, nuk do të ishte ndonjë krenari e madhe, nuk do kishim ndonjë çlirim të madh. Procesi që po ndiqet është aq qesharak aq dhe butaforik, se po sillen në një mënyrë shumë solemne, proces që vetë mazhoranca e prishi kur zgjodhi Ilir Metën 5 vjet më parë, kur e futi në ‘burg’ politik.

Xhokaxhi: A mund të jetë Lulzim Basha president? Të themi atë që ka thënë Sali Berisha?

Patozi: Ai është një diversion që bëhet për të kompleksuar këta që po bëjnë rezistencë ndaj Sali Berishës. E fusin sikur Basha ka bërë ‘deall’, po ja u fut Basha i mori votat, do futet në zyrë të vrasë mizat. Por nuk besoj se do e bëjë këtë gjë, nuk do zgjidhet. PS po të dojë të njohë edhe Komisionin e Rithemelimit duhet të thërrasë Belind Këlliçin, jo Sali Berishën