Venat Varikoze nuk janë thjesht një problem estetikë. Sipas mjekëve nëse nuk trajtohen ato mund të shaktojnë probleme të rënda shëndetësore, siç janë edhe trombet. Në spitalin Amerikan 3, eleminimi i variçeve realizohet me anë të një lazeri i cili, bën të mundur rikuperimin më të shpejtë të pacientëve, dhe nuk ka dhimbje.
Venat varikoze janë një problem jo vetëm estetik, por edhe shëndetësor. Kirurgu vaskular pranë Klinikës Vivia, Dr. Valbon Gashi, tregon se çfarë është kjo sëmundje, ndërsa sqaron medotodat bashkëkohore me të cilat trajtohet në Kliniken Vivia.
“Venat varikoze janë disa zgjerime të venave në ekstremitetet e poshtme, të cilat në një farë mënyrë bëjnë një lloj pengese si në anën estetike ashtu edhe në anën e sëmundjes. Janë disa komplikime, të cilat ndoshta mund të jenë edhe shumë të rrezikshme. Në bazë të statistikave, pacientët që vuajnë nga variçet kanë 10 deri në 15% mundësi të pësojnë komplikime. Në klinikën Vivia trajtohet me një metodë që quhet Abracioni Termal Endrovenoz, dhe është një metodë mjaft e sofistikuar dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit. Nuk ekziston më kirurgjia konvencionale, por nëpërmjet lazerit që është tepër i sofistikuar, dhe me anë të tij bëhet edhe ndërhyrja.”
Mjeku bëhet gati të nis ndërhyrjen per eleminimin e radhës. Para se të futet në procedure, ai ndan detaje për këtë ndërhyrje ku pacienti është një nga rastet e vështira.
“Do të fillojmë procedurën e trajtimit të variçeve me lazer. Lazeri 40/70 i cili është një prej lazerave më të sofistikuar në botë. Kam privilegj dhe nder që ta zhvilloj këtë intervenim në spitalin Amerikan. Përparësitë e këtij lazeri janë disa. Së pari pacienti është zgjuar, bëht vetëm anestezi lokale dhe vijohet ndërhyrja.”
Mjeku Vlabon Gashi ka realizuar mbi 2100 ndërhyrje invazive për të eleminuar variçet, te gjitha me rezultate te shkelqyera dhe e gjeni në Klinikën Vivia, qe ndodhet në Spitalin Amerikan 3. /abcnews.al/


