Ka përfunduar rikonstruksioni i teatrit “Bylis” në Fier. Në fillim të muajit Prill pritet të rinisë aktivimi artistik, i pezulluar prej muajsh për shkak të rikonstruksionit të godinës. Prej muajsh në rikonstruksion, Teatri Bylis së shpejti ngre siparin e shfaqjeve.
Lajmi bëhet i ditur në ditën botërore të teatrit. Drejtori Astrit Hasani njoftoi se faza e parë e punimeve është mbyllur. Një godinë e re për një teatër me eksperiencë dhe reputacion, i bën drejtuesit e Teatrit Bylis të kërkojnë pa ngurruar prurje të reja aktorësh.
Astrit Hasani iu drejtohet aktorëve të rinj fierakë, me thirrjen për të filluar karrierën në skenën e teatrit Bylis. Në vend që të presin një shans në kryeqytet, në vendlindje kanë gati, një skenë moderne dhe publik elitar. Me një sallë prej 374 vendesh, Teatri Bylis pritet të nisë shfaqjet në fillim të Prillit./abcnews.al