Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Man City rimerr kreun, Chelsea turpërohet në Stamford Bridge

schedule17:53 - 2 Prill, 2022

schedule 17:53 - 2 Prill, 2022

Manchester City nuk e ka diskutuar shumë ndeshjen e sotme ndaj Burnley.

“Qytetarët” kanë fituar me rezultatin e pastër 0-2. I pari që shënoi ishte De Bruyne pas një asisitimi nga Sterling në minutën e 5-të.

Pa mbaruar ende pjesa e parë, në minutën e 25-të Sterling dha përsëri një asistim për Gundogan ku ky i fundit e dërgon topin në rrjetë.



Edhe pse Manchester City ka kontrolluar totalisht ndeshjen sipas të gjithave statistikave, në pjesën e dytë nuk arritën të shënonin më duke e lënë ndeshjen në këtë rezultat. Kështu, City rimerr përsëri kreun duke qëndruar vetëm një pikë përpara Liverpoolit.

Nga ana tjetër Chelsea është turpëruar në shtëpinë e saj ndaj Brentford me rezultatin 1-4.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola në këtë sfidë. Në pjesën e dytë, në minutën e 48-të, Rudiger shënoi një supergol nga distanca por kjo nuk mjaftoi.

Në minutën e 50-të Janelt barazoi rezultatin. Vetëm katër minuta më vonë, ishte Eriksen i cili kaloi në epërsi miqtë me një kundërsulm. Nuk kaluan shumë minuta, ku në të 60-tën Brentford trefishon rezultatin me anë të Janelt përsëri.

Miqtë nuk u ngopën me këtë rezultat ku në të 87-tën, Wissa shënoi të katërtin.
/ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!