Macron nën “sulme verbale”, pas kritikës ndaj të plagosurës në protestë

schedule12:32 - 27 Mars, 2019

schedule 12:32 - 27 Mars, 2019

Presidenti Francez Emanuel Makron i ka uruar shërim të shpejtë manifestueses 73 vjeçare e cila mbeti e plagosur të shtunën e kaluar. Por ai shtoi se një person i brishtë si ajo nuk duhej të kishte shkuar në një zonë të ndaluar, dhe duhej të ishte treguar më e pjekur.

Sërish fraza që kanë shkaktuar polemika dhe reagime të ashpra, dhe sërish ai që thotë se është presidenti francez Emanuel Makron drejtuar jelekëve të verdhë.

Manifestueses 73 vjeçare e cila mbeti të plagosur të shtunën e kaluar gjatë përplasjeve mes manifestuesve dhe agjentëve të policisë, presidenti francez i  uroi shërim  të shpejtë dhe më shumë pjekuri.

Gruaja mbeti e plagosur pasi hyri me jelekët e verdhë në një zonë ku ishte e ndaluar për të manifestuar në Nisë. Gjatë rënies ajo përplasi kokën dhe për pasojë gjendet ende në spital, ndërsa familjarët e saj kanë denoncuar forcat e rendit.

Në një intervistë për mediat franceze, i pyetur nga gazetarët për këtë rast Makron u përgjigj se, për të qenë e qetë ajo duhej të kishte qenë më e përgjegjshme, pasi kur një person është i brishtë, nuk duhet të shkojë në vende të ndaluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!