Si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Levan-Tepelenë humbi jetën 37-vjeçari Indrit Rushitaj ndërsa i plagosur mbeti Fatjon Lalaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në fshatin Ziaj ndërsa nga pamjet e siguruara nga ABC duket si impakti i përplasjes për dy automjetet ka qenë i madh.
Automjeti tip “Benz” që drejtohej nga viktima dhe ai tip “BMË” thuajse janë shkatërruar plotësisht. Lalaj është duke marrë kujdes shëndetësor në spital ndërsa rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. /abcnews.al/