Nesër pritet që të jepet masa e sigurisë për ish deputetin socialist Alqi Bllako, i cili pritet që të dalë para Gjykatës së Posaçme në orën 11.
Ndërkohë në sqarimin e saj Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako është bërë me 9 orë vonesë nga policia e shtetit, pa sqaruar arsyen e kësaj vonese.
Nga marrja në hetim deri te arrestimi në orët e para të mëngjesit, të Alqi Bllakos, SPAK në një deklaratë thekson se ka urdhëruar policinë të mbante në vëzhgim deputetin që prej datës 30 mars.
Ndërkohë një ditë më pas, në orën 15.54 është përcjellë vendimi i gjykatës për ekzekutim.Prokuroria thekson se urdhri është ekzekutuar në orën 03.30 të mëngjesit të datës 1 prill nga ana e policisë./abcnews.al