Elvana Gjata ka treguar gjithmonë se me motrën e saj, Migena ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ndonëse, ajo jeton në Gjermani prej vitesh, ku dhe punon si soprano, duket se motrat nuk humbin rast për t’u takuar bashkë.
Këtë e kanë treguar së fundmi përmes një video të publikua në Instastory, ku shfaqen dy vajza që përqafohen e më pas bien në tokë.
“Kjo duket shumë familjare apo jo?”, ka shkruar Migena krah videos, ndërsa Elvana ka i shkruar: “Ti kur më pret në aeroport gjithmonë”.
Kujtojmë që para disa muajsh, motrat kanë publikuar edhe një këngë së bashku me titullin “Vendi im”, të shkruar nga Pirro Çako./abcnews.al