Të paktën 13 persona janë plagosur nga bombardimet në rajonin lindor të Donetskut, sipas një deklaratë të kreut të administratës ushtarake rajonale, shkruan BBC.
Sipas tij, 11 civilë kanë mbetur të plagosur në Mariinsky, duke përfshirë katër fëmijë, të cilët ndodhen në spital.
Dy persona të tjerë janë plagosur në Ocheretyn, shtoi ai. Kyrylenko tha gjithashtu se autoritetet po vazhdonin të dërgonin furnizime ushqimore por u bëri thirrje njerëzve të evakuohen, duke thënë se evakuimi është i përkohshëm.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor në një telefonatë me liderët e NATO-s javën e kaluar.
/abcnews.al