A do të arrestohet Alqi Bllako? Mbërrin në GJKKO kërkesa e SPAK

schedule11:12 - 31 Mars, 2022

schedule 11:12 - 31 Mars, 2022

Prej disa minutash SPAK ka depozituar në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.

SPAK kërkon lejen e Irena Gjokës e cila do shqyrtojë vendimin për të arrestuarit e tjerë.

Lexo edhe: Alqi Bllako la mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Pandeli Majko

Gjoka do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e prokurorisë.

Lexo edhe: Alqi Bllako dorëzon mandatin, del letra drejtuar Kuvendit: Jam në dispozicion të drejtësisë

Nëse pranohet, atëherë do lëshohet një urdhër arresti nga prokuroria që do ekzekutohen nga policia, raporton gazetari i Abc Ermal Vija.

Për sa i takon seancës për personat e tjerë ende s’ka nisur seanca pasi disa nga sallat e gjykatës janë të zëna.

Seanca për Alqi Bllakon do të zhvillohet sot. Ndërsa në orën 15:00 do zhvillohet seanca për inceneratorin e Elbasanit.Kujtojmë se Bllako, hoqi dorë nga mandati i tij. Kështu policia me urdhër nga SPAK, shoqëroi ish deputetin për aferën e incenratorëve.

Mbi Bllakon rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Ai nga SPAK akuzohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash duke shpronësuar një pronë ku do ndërtohej inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, shkelja është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.

/abcnews.al/