Jack Watling, ekspert i luftës në Mbretërinë e Bashkuar, ka folur mbi taktikat e Rusisë në Ukrainë. Sipas tij, është mëse e qartë se sulmi ndaj Kievit tani është në plan të dytë dhe jo përpjekja kryesore për trupat ruse, sipas BBC.
Ai tha se ttrupat rusë po tërhiqen në pozicione që janë më të mbrojtura, më të konsoliduara, por do të vazhdojnë të përdorin artileri për të parandaluar sulmet. Njësitë ruse rreth Kievit nuk ka gjasa të pozicionohen në Donbas pasi ushtarët janë shumë të lodhur, sipas ekspertit.
“Ne po shohim një rritje të konsiderueshme si në komandën ashtu edhe në kontrollin rus, dhe në aftësinë e tyre për të koordinuar me saktësi artilerinë me njësitë e tyre. Në këtë mënyrë ata arrijnë të kuptojnë se ku janë pozicionuar ushtarët dhe të sigurohen se janë të pajisuar dhe të furnizuar mjaftueshëm”, përfundoi ai.
/abcnews.al

